“Tayna, Nora, Geti”- Cila është festa që BDI e Ali Ahmetit po përgatit për shqiptarët? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Tayna, Nora, Geti”- Cila është festa që BDI e Ali Ahmetit po përgatit për shqiptarët?

    Insajderi
    22 May 2022 - 14:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Besa në Maqedoninë e Veriut, Arjanit Hoxha, ka kritikuar kryetarin e BDI-së Ali Ahmetin për shpenzimet dhe keqqeverisjën.

    Kjo pasi BDI ka organizuar një koncert të madh në sheshin Iiliria në Tetovë me 4 qershor, ku do të marrin pjesë emra të njohur të estradës si : Tayna , Nora Istrefi, Ghetto Geasy, Buta, S4MM, Lumi B.

    Hoxha përmes një postimi në Facebook ka thënë se vrasja e rinisë shqiptare dhe largimi i tyre nga vendlindja nuk mund të kompenzohet me këngë e valle.

    “Kur shumë familje nuk po arrijnë të sigurojnë bukën e gojës, BDI shpenzon mijëra euro për të mbuluar dështimin e tyre me këngë dhe valle!”, ka shkruar Hoxha.

    Postimi i plotë:

    Cila është festa që BDI po i pregatit shqiptarëve!?

    🗣 Largimi i mijëra të rinjëve nga vendlindja si pasojë e politikave të gabuara!

    📍Partizimi i skajshëm i institucioneve, respektivisht favorizim i atyre që janë me “nënën parti” dhe dëbimi i gjithë të tjerëve që mendojnë ndryshe!

    ❌Vrasja e shpresës së rinisë shqiptare, nuk mund të kompenzohet me këngë dhe valle.

    🛑 Kur shumë familje nuk po arrijnë të sigurojnë bukën e gojës, BDI shpenzon mijëra euro për të mbuluar dështimin e tyre me këngë dhe valle!

    ✅Koha është që ti themi STOP këtij nënçmimi që po na bëhet si popull.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark