Tayna reagon pasi Pedri ndau këngën e saj “Si Ai” - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    Tayna reagon pasi Pedri ndau këngën e saj “Si Ai”

    Insajderi
    20 August 2025 - 14:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ylli i Barcelonës, Pedri, ka befasuar me një postim në Instagram, ku në sfond kishte vendosur hitin e artistes shqiptare Tayna, “Si Ai”.

    Ky veprim i futbollistit spanjoll mori menjëherë vëmendje të madhe në rrjete sociale, duke u komentuar gjerësisht nga fansat dhe ndjekësit e Taynës.

    Pas këtij momenti viral, ka ardhur edhe një reagim nga vetë këngëtarja.

    Foto: Screenshot/Instagram

    Tayna është shprehur e entuziazmuar që kënga e saj ka arritur deri tek një futbollisti i madh si Pedri, ndërsa njëkohësisht u ka dhënë një mesazh të qartë ndjekësve.

    “Po njerëz, e kam parë që ka postuar një story me këngën time dhe më ka pëlqyer. Mund të ndaloni së më dërguari”, ka shkruar ajo me humor në rrjete sociale.

    Pedri, si një nga yjet më të mëdhenj të futbollit evropian, me miliona ndjekës në Instagram, i ka dhënë një tjetër shtysë promovimit të këngës “Si Ai”.

    Nga ana tjetër, fansat shqiptarë nuk kanë hezituar ta shpërndajnë dhe komentojnë gjerësisht këtë story, duke e kthyer në një prej temave më të diskutuara të momentit.

    Ky kombinim ka sjellë një ndërthurje të veçantë që e ka bërë lajmin edhe më interesant për publikun.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark