Gjatë ditës së djeshme, Tayna festoi ditëlindjen e saj të 24-t me shumë miq e familjarë në një festë.
Një ditë më pare, Ledri Vula dhe partnerja e tij, Sara Hoxha, u bënë prindër për herë të parë. Sara solli në jetë një vajzë, të cilën ende nuk e kanë prezantuar me fansat e tyre të shumtë.
Ledri konfirmoi lajmin e bukur në Instagram, ku publikoi një foto nga spitali teksa mban dorën e Sarës duke shkruar vetëm datën e djeshme: 14.12.2020.
Pas publikimit të fotos, nisën menjëherë urimet nga miqtë dhe fansat.
Ndër komentet e shumta, sytë na zunë edhe komentin e reperes së njohur, Tayn-ës. Përveç urimit, ajo ka vënë në dukje se kanë lindur të dyja në një datë, si ajo edhe vajza e Ledrit.
“Ditëlindjen me mua! Urime! Jetë të gjatë dhe të lumtur!”– ka shkruar reperja, e cila ditën e djeshme festoi 24-vjetorin e lindjes.