×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    TC “Kosova e Re” synohet të nisë së ndërtuari kah gjysma e vitit 2017

    Insajderi
    03 January 2017 - 15:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndërtimi i Termocentralit “Kosova e Re” është stërzgjatur me vite. Sipas planeve të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik (MZHE), nëse gjithçka shkon mirë, atëherë Termocentrali “Kosova e Re” do të fillojë të ndërtohet gjatë vitit 2017.

    Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, ka thënë se janë në rrugë të mirë që Termocentralin “Kosova e Re” të fillojë ndërtimin në gjysmën e vitit të ardhshëm.

    “Nëse këto dy kushte përmbushen është në të mirë të vendit dhe në interes të qytetarëve. Kur këto të përmbushen, si Qeveri jemi të gatshëm të kalojmë në fazën e fundit për të përzgjedhur ndërtuesit e bollëqeve të Termocentralit Kosova e Re”, tha Stavileci.

    Por sipas tij, në projektet e mëdha sikur është ndërtimi i Termocentralit “Kosova e Re”, është vështirë të lidhemi me afate kohore, por ndërtimi pritet të fillojë në mesin e vitit 2017.

    “Ne mendojmë si fazë para atyre pjesëve konkrete të nisjes së ndërtimit kah gjyma e vitit të ardhshëm, dhe diku në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm do të vijë edhe pjesa e ndërtimit, por është e vështirë në projekte kaq të mëdha të parashikohet gjithçka, sepse janë të rëndësishme që këto faza të përballemi mirë, sepse nga proceset e kaluara në tentim të projekteve të mëdha ka pasur probleme ligjore dhe juridike”, ka theksuar për Telegrafin ministri Blerand Stavileci.

    Ndërtimi i Termocentralit ‘Kosova e Re’ me kapacitete prej 600 megavatë orë energji elektrike, pritet të sigurojë rrymë dhe furnizim stabil për 40 vitet e ardhshme.

    “Termocentrali ‘Kosova e Re’ ndryshon prej proceseve tjera, e kemi një investitor serioz amerikan, por pavarësisht kritereve dhe profilit, duhet t’i mbrojmë interesat e tona”, theksoi Stavileci.

    Ndërkaq, ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, ka thënë se ndërtimi i Termocentralit “Kosova e Re” ka mundur të bëhet më herët dhe më shpejtë. Sipas tij, vonesat për fillimin e ndërtimit të tij, do të kenë kosto për vendin.

    “Çdo vonesë në ndërtimin e gjeneratorëve të ri dhe rehabilitimin e këtyre ekzistues ka kosto për Kosovën”, tha Ismajli.

    Ndryshe, planet për ndërtimin e Termocentralit ‘Kosova e Re’ kanë filluar para më shumë se 10 vjetëve.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark