Të akuzuarit për sulmin në Banjskë shfaqen në Beograd, ruajnë presidencën serbe gjatë protestës masive - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Të akuzuarit për sulmin në Banjskë shfaqen në Beograd, ruajnë presidencën serbe gjatë protestës masive

    Insajderi
    29 June 2025 - 17:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një protestë masive është mbajtur dje në Beograd, ku sipas të dhënave preliminare të Arkivit të Tubimeve Publike, janë mbledhur 140.000 persona.

    Ministria e Brendshme serbe i ka minimizuar ato duke thënë se në protestë kanë marrë pjesë 36.000 persona, raporton Express.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i ka akuzuar të dielën studentët protestues se kanë bërë “thirrje të drejtpërdrejtë për konflikt civil dhe sulme ndaj policisë”, si referencë për zhvillimet në fund të një proteste të mbajtur në sheshin Sllavija të Beogradit më 28 qershor.

    Në një konferencë të përbashkët me ministrin e Brendshëm serb, Ivica Daçiq, ai ka kërkuar nga zyrat kompetente të prokurorisë që “të bëjnë punën e tyre” dhe “të mos sillen si të paaftë dhe naivë.

    Por, Vuçiq si duket përveç organeve shtetërore është kujdesur edhe për “sigurim” tjetër.

    Për ta siguruar Presidencën e Serbisë janë angazhuar edhe persona të angazhuar në sulmin e 24 shtatorit në Banjskë.

    Sipas fotografive të siguruara për t’i ofruar siguri Vuçiqit janë angazhuar Milorad Jevtic, me nofkën “Micko, Zarko Cvetkovic ( që shihet me radio-lidhje), Vladimir Vucetic dhe Vukasin Jaredic, vella i Ugljesa Jaredic.

    Milorad Jevtic (Micko) është ”anëtar i organizates terroriste “Mbrojtja Civile” dhe pjesëmarrës në sulmin terrorist në fshatin Banjskë të Zveçanit.

    Letërnjoftimi i tij është sekuestruar nga Policia e Kosovës dhe një automjet i përdorur gjatë sulmit terrorist, ka qenë i regjistruar ne emer të tij.

    Në fotografi ai shihet i kamufluar si punonjës i “Kryqit të kuq”.

    Zarko Cvetkovic ka qenë shumë i afërt i Milun Milenkovic “Lune”. Ai është po ashtu anëtar i organizatës terroriste “Mbrojtja Civile” dhe pjesëmarrës në sulmin terrorist në fshatin Banjskë. Në muajin qershor 2024, kur Policia e Kosovës kishte sekuestruar një sasi armatimi në veri të Mitrovices, zëvendësdrejtori i Policisë në rajonin e Veriut, Veton Elshani, gjatë një konference për media e ka përmendur si të dyshuar Zarko Cvetkovicin. Ai po ashtu shihet në fotografi i kamufluar me uniformë të njësive të kërkim-shpëtimit.

    Vladimir Vucetic dhe Vukasin Jaredic (vëllai i Ugljesa Jaredic), po ashtu kanë qenë të perfshirë në rastin Banjska.

    Prania e tyre aty, është identifikuar nga aktivistë të shoqërisë civilë serbe dhe politikanë opozitarë serbë, të cilët kanë shkruar se pjesëmarrësit e sulmit në Banjskë janë shndërruar në mbrojtje personale të presidentit serb Vuçiq.

    Kujtojmë se të gjithë këta janë pjesë e organizatë terroriste “Mrojtja Civile” dhe janë të përfshirë në aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark