Kompania partnere e Google, Alphabet publikoi raportin financiar të tre mujorit të katërt të vitit dhe rezultatet janë poshtë pritshmërive të analistëve.
Ndërsa reklamimi ngelet një prej pikave më të forta me rritje prej 17.4% në 22.4 miliard dollar, humbja e pritshmërive erdhi si rezultat i përpjekjeve të kompanisë për tu zgjeruar në sektorët e harduerit, shitjes së aplikacioneve dhe biznesit cloud.
Të ardhurat e gjeneruara nga këto sektorë kur përfshihen edhe telefonët Pixel ishin 3.4 miliard dollar, një rritje me 62%. Këto rezultate u pritën me skepticizëm nga Wall Street i cili bëri që aksionet e kompanisë të zhvlerësoheshin me 2.2% në 838 dollar.
Sipas Google, kompania u përball me taksa më të larta tre mujorin e fundit deri në 22% të të ardhurave nga 19% që kishte qenë gjatë gjithë vitit. Fitimi i kompanisë ishte në shifrat e 5.33 miliard dollarëve nga 4.92 miliard dollar që ishte një vit më parë. Në terësi të ardhurat u rritën më 22% në 26.06 miliard dollar.
Gjatë tre mujorit Google prezantoi telefonët e parë të kompanisë me markën e re Pixel. Gjigandi i motorit të kërkimit nuk dha detaje rreth shitjes së telefonëve por i përfshiu në kategorinë e “të ardhurave të tjera.”