Të ardhurat gjatë vitit 2016 të Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, kanë qenë 8 milionë e 858 mijë ruble.
Sipas një deklarate nga Kremlini për deklarimin e pasurive të zyrtarëve të lartë, thuhet se të ardhurat e Putinit gjatë vitit 2016 kanë rënë nga 8 milionë e 891 mijë ruble që ishin në vitin 2015, në 8 milionë e 858 mijë ruble në vitin 2016, njofton AA.
Ndërsa kryeministri aktual i vendit, Dmitriy Medvedev, i cili thuhet se disponon miliarda dhe që është në qendër të kritikave për korrupsion, thuhet se gjatë vitit të kaluar ka fituar 8 milionë e 587 mijë ruble.
Ministri më fitimet më të larta është ai i Emergjencave Civile, Vladimir Puçkov, me 12 milionë ruble të ardhura./Insajderi