Të arrestuar babë e bir, policia jep detaje të reja lidhur me vrasjen në Skenderaj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Të arrestuar babë e bir, policia jep detaje të reja lidhur me vrasjen në Skenderaj

    Insajderi
    13 February 2025 - 10:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja lidhur me vrasjen e 42-vjeçarit në një lokal në Skënderaj, gjatë ditës së djeshme.

    Në raportin ditor të PK’së ka bërë me dije se si të dyshuar për këtë vrasje janë arrestuar babë e bir dhe se nga ta janë sekuestruar një kallash, tri pistoleta dhe 53 fishekë kalibrash të ndryshëm.

    VRASJE E RËNDË- Skenderaj 12.02.2025 – 13:45. Një mashkull kosovar, është qëlluar me armë zjarri dhe si pasoj e kësaj ka humbur jetën. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (babë e bir) dhe nga të njëjtit janë sekuestruar: një armë AK47, tri armë të shkurta (pistoleta) dhe 53 fishekë kalibrash të ndryshëm. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

    Insajderi raportoi se i vrarë në këtë rast ka mbetur Ismet Ibishi, teksa i dyshuari për kryerjen e vrasjes është Hysni Ibishi.

    LEXO EDHE:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark