×
  • Lajme
  • Lajme

    Të arrestuarit për fajde në Gjilan, Gjykata merr vendim

    Insajderi
    21 June 2024 - 16:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy persona përfunduan në pranga dhe dy të tjerë në kërkim në një aksion të Policisë së Kosovës, nën dyshimin për ‘fajde dhe detyrim’. Insajderi merr vesh që gjykata ka miratuar kërkesën e Prokurorisë për 30 ditë paraburgim për babë e bir nga Gjilani qe dyshohen për fajde.

    Mefail dhe Edonis Shkodra u arrestuan, derisa dy vëllezërit Rexhepi, njëri nga ta i njohur si Albert Malisheva, janë duke u kërkuar.

    Ky aksion është zhvilluar në rajonin e Gjilanit.

    Personat e arrestuar dyshohet se në këtë rast  kanë ushtruar presion dhe kërcënime ndaj viktimës me qellim të marrjes së interesit nga veprimtaria e fajdes dhe si rezultat i veprimeve të kundërligjshme personat e dyshuar i kanë shkaktuar dëme materiale viktimës në vlerën mbi 600.000 euro.

    Jeta luksoze e tyre

    Mjafton t’i shohësh në rrjetet sociale, për ta parë luksin në të cilin jetuan të dyshuarit për fajde.

    Makina luksoze, ora të shtrenjta, veshje që kushtojnë mijëra euro, ari nëpër trup dhe çkajo tjetër ekspozoheshin nga ana e këtyre katër personave.

    Mefail Shkodra dhe djali i tij, Edonis Shkodra merakli të mëdhenj të veturave që kushtojnë qindra mijëra euro.

    Përveç kësaj, orët që mbanin në duar vetëm njëra nga to kushton hiç më pak se 1 mijë euro.

    Babë e bir pas arrestimit u ndaluan me urdhër të Prokurorit për 48 orë.

    FOTO/ Mefail Shkodra – i arrestuar nën dyshimin për fajde

    FOTO/ Edonis Shkodra – i arrestuar nën dyshimin për fajde

    Luks të madh bënte edhe Albert Rexhepi i njohur si Albert Malisheva.

    Vetura shumë të shtrenjta, ora të firmave më luksoze dhe pushime në vende të ndryshme, janë pamjet në shumicën e postimeve të Albert Malishevës, në rrjetet sociale.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark