"Të biesh në grackë s’është e turpshme, skandaloze ishte përmbajtja" – Çitaku reagon pas mashtrimit që iu bë Kurtit nga komedianët rusë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Të biesh në grackë s’është e turpshme, skandaloze ishte përmbajtja” – Çitaku reagon pas mashtrimit që iu bë Kurtit nga komedianët rusë

    Insajderi
    26 March 2025 - 16:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka komentuar mashtrimin në të cilin ka ra kryeministri Albin Kurti me dy komendianët rusë që iu prezantuan atij si president i Letonisë.

    Çitaku tha se të biesh në grackë nuk është e turpshme sepse për këtë do të duhej të kujdesej kabineti i tij, por ajo skandaloze e konsideroi përmbajtjen e asaj bisede.

    “E dëgjova bisedën ku Kryeministri Kurti kishte rënë në grackën e komedianëve rusë, duke besuar se po fliste me Presidentin e Letonisë. Të biesh në grackë nuk është pjesa më e turpshme – për këtë duhej të kujdesej kabineti i tij. Por ajo që është vërtet e turpshme dhe skandaloze është përmbajtja e asaj bisede. Kryeministri e shfrytëzon këtë “takim” për të sulmuar opozitën, mediat, bizneset – madje edhe administratën e re amerikane”

    Ajo thotë se e gjithë biseda “nxjerr në pah një nivel shqetësues sipërfaqësor dhe të paditur në trajtimin e çështjeve të politikës së jashtme”.

    “Dhe nëse kjo është mënyra se si Kurti flet në takime me liderë ndërkombëtarë, atëherë… mozomakeq për ne. Mjerim”, ka shkruar ajo


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark