Të burgosurit e Guantanamos u dorëzohen Emirateve të Bashkuara Arabe - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Të burgosurit e Guantanamos u dorëzohen Emirateve të Bashkuara Arabe

    Insajderi
    16 August 2016 - 12:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të paktën 15 të burgosur në bazën amerikane të Guantanamos, në Kubë, janë transferuar dhe u janë dorëzuar Emirateve të Bashkuara Arabe.

    Bëhet fjalë për transferimin më të madh të të burgosurve gjatë periudhës së administratës së presidentit Barack Obama.

    Të burgosurit janë 12 jemenas dhe 3 afganë. Pentagoni ka njoftuar se tashmë në burgun famëkeq kanë mbetur 61 të burgosur.

    Obama ka përsëritur disa herë synimin e tij për të mbyllur Guantanamon, pavarësisht kundërshtimit nga Kongresi.

    Sipas Naureen Shah, nga Amnesty International, “ky transferim është një sinjal i fuqishëm i faktit se presidenti synon ta mbyllë qendrën e burgimit brenda mandatit të tij”.

    Burgu në gjirin e Guantanamos ndodhet në një bazë detare amerikane në jug-lindje të Kubës. Ish-presidenti George W. Bush hapi dyert e burgut në janar të vitit 2002 për të mbajtur atje të dyshuarit për terrorizëm pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 në Nju Jork.

    Kompleksi, kostoja për mirëmbajtjen e të cilit arrin në 445 milionë dollarë në vit, ka mbajtur brenda mureve të tij rreth 700 të burgosur.

    Në muajin prill, 9 shtetas jemenas u transferuan prej andej në Arabinë Saudite. /TCh


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark