Të burgosurit “VIP”, kush janë zyrtarët që përfunduan pas hekurave gjatë 1993-2021? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Të burgosurit “VIP”, kush janë zyrtarët që përfunduan pas hekurave gjatë 1993-2021?

    Insajderi
    10 February 2022 - 09:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Historia e pluralizmit shqiptar ka njohur dhe të burgosur VIP si politikanë, por edhe zyrtarë të lartë të shtetit.

    Akuzat dhe proceset gjyqësore nisën gati 30 vite më parë kur në korrik të vitit 1993 shefit të opozitës së atëhershme dhe kryetarit të Partisë Socialiste njëherësh Fatos Nanos, iu hodhën prangat nën akuzat për shpërdorim detyre.

    Kreu i socialistëve u dënua nga drejtësia shqiptare me 12 vite burg dhe vuajti dënimin në burgun “Jordan Misja” deri në vitin 1994 dhe në burgun e sigurisë së lartë në Bënçë të Tepelenës deri në vitin 1997, kohë kur edhe u lirua.

    tahiri ne burgun e Fierit frame 249 1280x720

    Pas viteve ‘90 i pari ministër që do të provonte qelinë ishte Spiro Ksera. Ish-Ministër i Punës dhe Çështjeve Sociale, fillimisht anëtar i PBDNJ, ai iu bashkua PD-së në vitin 2009 dhe u zgjodh deputet i saj për Gjirokastrën. Në vitin 2016 Gjykata e Tiranës e dënoi me një vit e 8 muaj burg, për vjedhje dhe shpërdorim të  detyrës përgjatë vitit 2013. Sipas prokurorisë ish-ministri akuzohej se kishte abuzuar me fondet e buxhetit të shtetit në shumën e 30 milionë lekëve.

    Ashtu si ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri iu hoq e drejta për të kryer funksione publike për tre vite, Spiro Kserës kjo e drejtë iu mohua 5 vite.

    tahiri burg fier 1280x720

    Ish-deputeti i PKD-së Mark Frroku u arrestua në vitin 2015 pas atentatit të pretenduar të Tom Doshit, ku u ndalua për deklarim të rremë. Më pas ndaj tij u ngritën me radhë akuzat e fshehjes së pasurisë, pastrim parash, ndërtim pa leje e për to u dënua me 7 vite heqje lirie. Në vitin 2018 gjykata e apelit i uli dënimin, ndërsa kur i kishin mbetur dhe rreth 2 vite burg ai u lirua në maj të vitit 2018 nga qelia në burgun e Fierit.

    I fundit ish-ministër i cili provoi prangat dhe është në pritje të procesit gjyqësor është Lefter Koka. Ish-ministri i mjedisit përgjatë viteve 2013-2017 akuzohet për disa vepra penale në lidhje me hetimet për kontratën e koncesionit për ndërtimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane dhe prodhimit të energjisë në Qarkun e Elbasanit. Koka mbahet në qelitë e paraburgimit “Jordan Misja” në Tiranë./a2cnn


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark