Të dënuar për vrasje dhe drogë, katër shqiptarë arratisen nga burgu grek - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Të dënuar për vrasje dhe drogë, katër shqiptarë arratisen nga burgu grek

    Insajderi
    07 February 2022 - 09:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pesë të burgosur janë arratisur mëngjesin e kësaj të hëne nga një burg në Kretë.

    Mediat greke bëjnë me dije se të dënuarit për vrasje, grabitje dhe trafik droge janë arratisur nga burgu i Chanias.

    Sipas mediave ato janë katër shqiptarë dhe një pakistanez , të cilët u transferuan nga Athina të shtunën dhe sot do të dërgoheshin për të vuajtur dënimin në Qendrën e Paraburgimit në Chania, por gjatë natës ose mëngjesin e sotëm kanë arritur të arratisen nga qendrat e paraburgimit.

    Ndërkohë autoritetet greke janë në ndjekje të tyre.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark