×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Të dhënat e 1 miliard përdoruesve të Yahoo janë shitur për 300,000 dollarë

    Insajderi
    16 December 2016 - 19:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sikur 2016-ta të mos ishte për tu harruar sa më parë për Yahoo, ditën e djeshme kompania pranoi se krahas hakimit të 2014-tës të 500 milion përdoruesve, një tjetër akoma edhe më i madh kishte ndodhur në 2013-tën ku u prekën 1 miliard përdorues.

    New York Times raportoi ditën e sotme se dabataza me të dhënat e 1 miliard përdoruesve është shitur për 300,000 dollar gjashtë muajit Gusht në tregun e zi.

    Kjo shifër vjen nga Andrew Komarov për NYT i cili është shef i inteligjencës pranë InfoArmor. Ai tha për NYT se ishin tre blerës, dy mashtrues të profilit të lartë dhe një tjetër i pëfshirë në afera spiunazhi të cilët paguan këtë shumë për një grup hakerash të Europës Lindore.

    Me një përllogaritje të shkurtër, i bie që një llogari të ketë kushtuar 0,0003 dollar për tu blerë. Yahoo nuk ka asnjë të dhënë se kush është përgjegjësi i radhës në një hakim i cili është më i madhi në histori.

    Komarov tha se mbi të dhënat e mbi 150,000 anëtarëve të administratës dhe ushtrisë Amerikane janë zbuluar në databazë. Ajo vijon të jetë online dhe të shitet për 20,000 dollar.

    Kjo ngjarje pritet të vërë në dyshime serioze marrëveshjen 4.8 miliard dollarëshe të Yahoo dhe Verizon. Pas lajmit për hakimin e parë Verizon kishte ofruar 3.8 miliard dollar.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark