Databaza raportohet se është krijuar nga një firmë e quajtur Chtrbox nga India. TechCruch tha se databaza është tërhequr menjëherë pasi kishte konaktuar me Chtrbox.
Miliona influencerë dhe personalitete të Instagram u janë ekspozuar adresat e e-mail-it dhe numrat e telefonit.
Ato ishin ruajtur në një databazë online të pambrojtur dhe përmbanin rekordet e disa prej përdoruesve më të famshëm të Instagram.
Uebsajti tha se databaza kishte mëse 49 milionë rekorde të njerëzve të famshëm, blogerëve e shumë të tjerë.
Databaza raportohet se është krijuar nga një firmë e quajtur Chtrbox nga India. Tech Cruch tha se databaza është tërhequr menjëherë pasi kishte konaktuar me Chtrbox.
Ajo përmban informacione si numri i ndjekësve dhe vendodhja e tyre e ishte përdorur për të përcaktuar vlerën e secilit prej llogarive të Instagram dhe sa mund të kushtonte një reklamë apo postim i sponsorizuar tek këta influencerë.
Instagram thotë se ka komunikuar me Chtrbox për të mësuar se nga kanë ardhur këto të dhëna dhe si kanë përfunduar publikisht të disponueshme.