Kryeministri serb Aleksandër Vuçiq ka fituar zgjedhjet presidenciale të së dielës, duke konfirmuar dominimin e tij në politikën serbe.
Vuçiq ka fituar me rezultat bindës duke marrë 55 për qind të votave dhe duke lënë larg prapa kandidatin opozitar Sasa Jankoviq, që kishte vetëm 16.2 për qind, sipas një projeksioni nga Grupi Ipsos, raporton Reuters.
Vuçiq do të marrë mandatin e tij në maj.