Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se pritjet më të gjata janë në piken kufitare te Dheu i Bardhë, për të dalë nga Kosova- deri në 80 minuta.
Ndërsa në Merdar deri në 40 minuta, e në Mutivodë deri në 20.
Në Bërnjak pritjet po zgjasin deri në 15 minuta, ndërkaq në pikat tjera pritjet nuk po zgjasin më shumë se 10 minuta.