Endrit Shala, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma, ka njoftuar se të dielën me 22 dhjetor do prezantohen kandidatët për deputetë nga kjo parti në Prishtinë.
Tubimi do filloj nga ora 17:00
“Ky është momenti për të ndarë planet tona, për të treguar se veç veprat e sjellin ndryshimin, së bashku për një Prishtinë dhe Kosovë me të mirë”, tha Shala në videon që ka publikuar në rrjetin social ‘Instagram’.