Pazarin për të ndërtuar kullat te ish-kompleksi “Partizani” e bënë bashkë: Më 8 qershor 2006, Edi Rama kryetar Bashkie e Kryetar i KRRT të Tiranës, i ndryshoi destinacionin nga kompleks sportiv në shesh ndërtimi, ndërsa më 21 nëntor 2006, Sali Berisha kryeministër e Kryetar i KKT e miratoi vendimin e Edi Ramës dhe ia hoqi këtë pronë ushtrisë e ia dha dhëndrit për kulla…
Prej 8 muaj në “Arrest shtëpie”, ish-kryeministri “Non grata” Sali Berisha, akuzon çdo mbrëmje nga ballkoni i shtëpisë, kryeministrin Edi Rama, se i ka dhuruar Olsi Ramës e Gaz Demit, 37 mijë m2 mjedis e objekte të kompleksit sportiv “Skënderbegas” pronë e ushtrisë në Tiranë.
Në datën 17 nëntor 2020, PS-ja, domethënë Edi Rama, nëpërmjet ish-kryetarit të Grupit Parlamentar, Taulant Balla, bëri kallëzim penal në SPAK kundër Sali Berishës e dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, për grabitjen e kompleksit “Partizani”, me vendime qeverie korruptive e dokumente arkivore false.
Sipas dokumenteve zyrtare, dy miqtë sundimtarë në krye të PS e PD, gjatë pushtetit kanë bërë nga 1 aferë trojesh me “Partizan”, duke firmosur grabitjen e pasurive shtetërore, në favor të familjarëve të tyre e ortakëve përkatës, më të cilët ata bëjnë biznese.
Është fakt, që Sali Berisha dhe Edi Rama, këto afera përfitimi personal, i kanë bërë duke shpërdoruar detyrën kryeministrore, me vendime të posaçme qeverie favorizuese për familjarët e tyre dhe bashkëpunëtorët.
Referuar dosjes hetimore të SPAK, rezulton se Sali Berisha, në periudhën 2006-2008 kur ishte kryeministër, ka krijuar hapësira zyrtare e kushte lehtësuese me vendime qeverie, që vajza dhe dhëndri i tij ndërtues, të grabisnin 30 mijë m2 truall e objekte të kompleksit “Partizani” në Tiranë.
Ndërsa kryeministri Edi Rama, me Vendim Qeverie Nr. 183, datë 9 mars 2016, i ka dhënë Olsi Ramës e Gaz Demit me vlerë totale 1 Euro, kompleksin sportiv ushtarak “Skënderbeg” në Tiranë, me sipërfaqe 37 mijë m2, nga të cilat, 5164. 72 m2 ishin objekte dhe 31 835.28 m2 fushë futbolli e mjedise të tjera funksionale.
Ish-kryeministri Sali Berisha ia hoqi kompleksin sportiv “Partizani” ushtrisë, dhe dha vajzës argita e dhëndrit Jamarbër Malltezi, me procedra të përshpejtuara brenda 5 muajve pas ndryshimit dhe nxjerrjes së vendimit klientelist të qeverisë, me mashtrim si kthim ish-pronarëve.
Ndërsa kryeministri Edi Rama, ia hoqi kompleksin sportiv “Skënderbeg” ushtrsë, dhe ia dha vëlla Olsi Ramës e ortakut të tij Gaz Demi, brenda 3 muajve me procudera të përshpejtuara, me mashtrimit si investitor me kontratë shitje toale “1 Euro”.
Në truallin e ish-kompleksit “Partizani”, vajza e dhëndri i Sali Berishës, kanë ndërtuar e kanë shitur 17 kulla me apartmante banimi, lokale, zyra, garazhe e vend-parkime.
Ndërsa vëllai i Edi Ramës dhe ortaku i tij Gaz Demi, te ish kompleksi sportiv “Skëdnerbeg”, kanë ndërtuar stadium pronë të tyre private, dhe po vazhdojnë të ndërtojnë pallate banimi me njësi tregtare rrotull stadiumit.
Por në dy vjedhjet që kanë firmosur Sali Berisha e Edi Rama me vendime qeverie, i njëjtë është fakti, se ata ia kanë marrë ushtrisë këto dy pasuri e ua kanë dhënë famijarëve të tyre; ndërsa te ish-kompleksi “Partizani”, aferën e kanë bërë bashkë në mirëkuptim.
Më 8 qershor 2006, Edi Rama Kryetar Bashkie e Kryetar i KRRT të Tiranës, i ndryshoi destinacionin nga kompleks sportiv, në shesh ndërtimi; ndërsa më 21 nëntor 2006, Sali Berisha Kryeministër e Kryetar i KRRT të Shqipërisë, e miratoi vendimin e Edi Ramës dhe ia dha vajzës e dhëndrit për kulla./Pamfleti