Të dyshuarit për rastin e heroinës futen në gjykatë, Shemsi Bahtiri i VV'së bashkë me ta - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Të dyshuarit për rastin e heroinës futen në gjykatë, Shemsi Bahtiri i VV’së bashkë me ta

    Insajderi
    04 June 2025 - 14:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shemsi Bahtiri dhe të dyshuarit e tjerë për rastin e heroinës janë paraqitur në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

    Disa të dyshuar të tjerë kanë fshehur fytyrën nga media me t’u futur në Pallatin e Drejtësisë, ku pritet të shqyrtohet kërkesa e Prokurorisë Speciale për caktimin e masës së paraburgimit, shkruan Insajderi.

    Drejt seancës nën mbikëqyrjen policore dhe në pranga është shoqëruar edhe Shemsi Bahtiri, i cili është parë i afërt me Lëvizjen Vetëvendosje.

    Policia e Kosovës ka vënë në pranga 22 persona në operacionin “Qielli i Thyer”, si të dyshuar për shitblerjen e substancave narkotike heroinë. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark