"Të gjitha produktet Wudy janë të sigurta", importuesi sfidon AKU-në, konsumon live salsiçen - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Të gjitha produktet Wudy janë të sigurta”, importuesi sfidon AKU-në, konsumon live salsiçen

    Insajderi
    22 September 2022 - 17:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përfaqësuesi i kompanisë “Frigo Food”, e cila ka ekskluzivitetin e importimit të produkteve “Wudy” në Shqipëri, Sokol Meqemeja, ka reaguar një ditë për vendimit të AKU-së, duke theksuar se të gjitha produktet “Wudy” janë të sigurta.

    Gjatë një deklarate për mediat Meqemeja, ju ofroi siguri qytetarëve, ndryshe nga sa deklaroi AKU, duke thënë se asnjë produkt i “Wudy” nuk është i rrezikshëm.

    Po ashtu, tha se ato mund të përdoren pa asnjë problem, duke respektuar në çdo rast shënimet përkatëse në etiketën e produktit.

    Për të dëshmuar sigurinë e këtyre produkteve ai konsumoi live një salsiçe “Wudy”.

    “Përtej dokumentave zyrtare, kompania ‘Frigo Food’ mund të japë edhe një garanci të shtuar për qytetarët dhe klientët e saj mbi cilësinë maksimale të produktit “Wudy që gjendet në tregun shqiptar. Unë personalisht, këtu përpara Jush, do të konsumoj produkte “Wudy”, për të dëshmuar në vetë të parë se cilësia e tyre është e garantuar”, theksoi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark