“Të gjithë në autobus duhet të përshëndesin shoferin”, studimi zbulon arsyen - Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    “Të gjithë në autobus duhet të përshëndesin shoferin”, studimi zbulon arsyen

    Insajderi
    09 November 2023 - 14:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Hulumtimet kanë treguar arsyet se përse duhet të përshëndesim shoferët e autobusëve.

    Ekspertët thonë se është e rëndësishme t’u thuash të paktën një “përshëndetje” të thjeshtë drejtuesve të autobusëve.

    Sipas Dailymail, vetëm 23% e njerëzve e vënë re shoferin kur hipin në autobus dhe më pak se një në 10 kur zbresin. Mjafton një ndërveprim i vogël për ta bërë shoferin më të lumtur dhe për të vazhduar punën e tij më bukur për pjesën tjetër të ditës.

    Në një sondazh të kryer në Londër, u intervistuan shoferë autobusësh, të cilët thanë se një “mirëmëngjesi” ose një “faleminderit” i lumturoi dhe kishte një ndikim pozitiv në punën e tyre. Në veçanti, ata thanë se ndihen të respektuar dhe të vlerësuar nga njerëzit kur marrin ndërveprime kaq të vogla.

    E keni menduar ndonjëherë se çfarë kanë të përbashkët sediljet e autobusit dhe tapetet e lokaleve? Bëhet fjalë për printin shumëngjyrësh me të cilin janë zbukuruar.

    Duke përdorur algoritme komplekse të leximit të mendjes, sediljet e autobusit janë projektuar në mënyrë të tillë që sytë tanë të shpërqendrohen nga e gjithë papastërtia që fshehin. Autobuset në vendin tuaj mund të duken relativisht të pastra, por nëse jeni më të vëmendshëm do të shihni një histori tjetër.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    09 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark