Të gjithë po tallen me Manuel Neuerin shkaku i bredhit të fundvitit - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Të gjithë po tallen me Manuel Neuerin shkaku i bredhit të fundvitit

    Insajderi
    25 December 2024 - 17:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Manuel Neuer pozoi para pemës së tij të Krishtlindjes dhe e postoi në Instagram.

    Ai u ka uruar ndjekësve të tij të gjitha të mirat për festat e ardhshme, por ka pasur nga ata që me tallje kanë shkruar në komente për pemën e tij të Krishtlindjes.

    Shumë kanë vënë re një strukturë metalike me disa degë dhe topa të varur në të.

    “Çfarë është kjo? A doni që ne t’ju blejmë bredhin?”, është një nga komentet me më shumë pëlqime në postim.

    Neuer është një nga portierët më të mirë të të gjitha kohërave. Ai aktualisht është i lënduar, por duhet të jetë gati për pjesën tjetër të sezonit.

    Ai mbërriti te Bayerni nga Schalke 13 vjet më parë për 30 milionë euro. Në karrierën e tij ka fituar çdo gjë që mund të fitohet.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark