Procesi i vaksinimit në stadiumin “Air Albania”, në Tiranë ka vijuar edhe këtë të shtunë megjithëse me orar të kufizuar.
Mësohet se janë vaksinuar 30 persona. 689 persona janë vaksinuar me dozën e parë, ndërkohë 540 kanë marrë dozën e dytë të vaksinës anti-Covid.
Megjithatë këtë të shtunë dyert e stadiumit “Air Albania” u mbyllën rreth orës 10:30 minuta.
Sot u injektua vetëm doza e dytë te mjekët dhe infermierët.
Për shkak të temperaturave të ulëta personelit mjekësor i ishte kërkuar të paraqiteshin herët në stadium për të shmangur pritjet e gjata.
Në 15 shkurt pritet të mbërrijë në Shqipëri një tjetër parti vaksinash prej 7000 dozash nga marrëveshja me Pfizer.
Deri në fund të muajt numri i tyre do të shkoj deri në 40 mijë.
Në gati 1 muaj fushatë vaksinimi janë administruar 1229 doza nga rreth 2100 doza gjithësej.
Ndërkohë që procesi i vaksinimit po vijon edhe pse me ritme të ngadalta, situata pandemike është përkeqësuar, e sidomos në spitalet Covid.
Në katër strukturat spitalore Covid në kryeqytet, kapacitetet janë drejt ezaurimit. Me plotësimin e tyre do të duhet që të hapen edhe spitalet rajonale.
Sëbashku me spitalet rajonale kapaciteti i shtretërve shkon në 1600, skenarë ky i parashikuar nëse do të kishte një mbingarkesë në spitalet Covid në kryeqytet.