‘Të kërkoj falje’, Ilnisa bën paqe me Erjolën pas debatit të ashpër – Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    ‘Të kërkoj falje’, Ilnisa bën paqe me Erjolën pas debatit të ashpër

    Insajderi
    13 February 2024 - 10:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një debat i fortë ka ndodhur para disa ditëve Erjolës dhe Ilnisës, ku në qendër të diskutimit ishte vendi i gatimit. Gjithçka filloi kur Ilnisa ia shtyu tiganin Erjolës, ku kjo e fundit e akuzoi se donte ta digjte dhe ajo e quajti Ilnisën skizofrene.

    Debati agravoi me tone më të ashpra kur Ilnisa i përmendi Erjolës familjes, duke e bërë atë të shpërthejë. Por mesa duket situata mes dyshes tashmë është sqaruar. Gjatë një bisede në kuzhinë mes tyre, Ilnisa i kërkoi falje Erjolës që i përmendi familjen.

    Ilnisa: Unë kam pasur ekzagjerime e pranoj, por edhe ti nuk ke qenë më pak.

    Erjola: Në asnjë diskutim nuk është dikush i pafajshëm.

    Ilnisa: Dakord pra, unë po e pranoj në një mënyrë që sjellja ime nuk ishte aspak e bukur por erdhi si pasojë e disa gjërave që kanë ndodhur disa ditë më parë.

    Erjola: Jam shumë dakord me këtë që thua ti nëse ti më kërkon falje.

    Ilnisa: Të kërkoj falje nëse ti ndjerë e prekur.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark