Do të ketë kompensim për pronarët që lëshuan shtëpitë për shkolla – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Do të ketë kompensim për pronarët që lëshuan shtëpitë për shkolla

    Insajderi
    26 November 2016 - 13:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria e Kosovës që nga java e ardhshme nis shqyrtimin e Projektligjit për kompensimin e mësimdhënësve gjatë viteve 1989-99.

    Kryetari i SBASHK-ut Rrahaman Jasharaj, ka njoftuar se në projektligjin për kompensimin e mësimdhënësve të paraluftës përveç mësimdhënësve do të kompensohen edhe pronarët e shtëpive- shkolla që kanë lëshuar shtëpitë e tyre për t’u përdorur si shkolla, raporton Zëri.info

    Dhe, kjo kategori (pronarët e shtëpive shkolla), sipas tij do të kompensohen duke marrë benificionet për kontribut me rastin e pensionimit.

    Me këtë projektligj do të kompensohen edhe stafi administrativ i paraluftës si dhe këshillat tjera që kanë punuar në atë kohë.

    Janë 27 mijë mësimdhënës që duhet të kompensohen për vitet 89/99.  Shuma e benificioneve të llogaritur është 170 euro.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark