Dhjetëra vetë protestuan mesditën e sotme para bashkisë së Tiranës kundër shkarkimeve masive nga Bashkia.
Të larguarit nga puna akuzuan kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj se këto vendime i ka marrë për t’i punësuar militantët , në pozitat e tyre të punës. Protestuesit thanë se janë larguar nga puna pa asnjë motiv dhe në mënyrë të padrejtë.