“Të lidhi për shtylle” – Pushuesin në Durrës e kërcënojnë veç pse u ul në karrige buzë plazhit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Të lidhi për shtylle” – Pushuesin në Durrës e kërcënojnë veç pse u ul në karrige buzë plazhit

    Insajderi
    26 July 2022 - 18:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një pushues në Golem është përballur sot me një situatë shumë të pakëndshme dhe të rrezikshme.

    Gjersa ai ishte ulur në një karrige të vendosur në bregun e detit, një person vije dhe i kërkon në formë agresive të çohet nga aty.

    Ai madje e fyen dhe kërcënon pushuesin.

    Gjithë këtë moment, ai e ka incizuar me telefon dhe e ka denoncuar në median shqiptare, “Joq Albania”.

    Denoncimi i plotë:

    Prsh JOQ! Ka dhe me keq, pa shtru peshqirë, n’buze Golemit. Me tha largohu se o zon private, rrezik vitin tjeter do i vejne gardh edhe zones se ujit te Detit. Eshte nje subjekt privat ne zonen e Golemit , prane Porta Kavales, ku k’to dite te fundit ndertoi nje bar ne zonen e reres ku vjet kjo zone ishte zone publike. Faleminderit. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark