Në qendër të Beogradit janë ngjitur disa posterë ku Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, e kanë bashkëngjitur me tri liderët e partive të ekstremit të djathtë, Dveri, Nova DSS dhe Zavetnici, raportoi media serbe “Nova.rs”, përcjell Insajderi.
“Të liruar më 2001” thuhet në posterin, ku është Albin Kurti, Millosh Jovanoviq, Boshko Obdradoviq dhe Milica Gjurgjeviq Stamenkovski.
Këta tri deputetë të esktremit të djathtë kanë thirrur për protesta në Beograd më 17 shkurt kundër propozim-planit të BE’së për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si dhe kanë kërkuar dorëheqjen e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq./Insajderi/