×
  • Lajme
  • Lajme

    Të martën del para gjykatës, Meta reagon nga burgu

    Insajderi
    18 November 2024 - 16:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar lidhur me seancën që do të mbahet ditën e martë në Gjykatën e Apelit, ku do të shqyrtohet rivlerësimi i masës së sigurisë ndaj tij.

    Meta ka bërë të ditur se ka informacion se disa persona të paautorizuar po planifikojnë të organizojnë një protestë para gjykatës gjatë zhvillimit të seancës.

    Ai theksoi se Partia e Lirisë nuk ka asnjë lidhje me këtë tubim dhe apeloi publikisht që simpatizantët e tij të mos i bashkohen protestës.

    “Forca ime politike nuk është organizatore e asnjë aktiviteti apo proteste para GJKKO,” deklaroi Meta.

    Meta tha se betejën e tij ligjore e ka mbështetur në paraqitjen e të vërtetave para gjykatës dhe denoncimin e mungesës së provave në procesin që ai e cilëson si tërësisht politik.

    Ai ka shprehur besimin se drejtësia do të shfaqet në përputhje me ligjin dhe të vërtetën.

    Deklarata plotë e Ilir Metës, pa ndërhyrje:

    Të dashur anëtarë dhe simpatizantë të Partisë së Lirisë!

    Siç jeni në dijeni, nesër në ora 10:00, në Gjykatën e Apelit (GJKKO) zhvillohet seanca gjyqësore me objekt revokimin e masës së paligjshme të arrestit me burg të aplikuar ndaj meje prej një muaji.
    Jam në dijeni të iniciativave të personave të paautorizuar nga unë apo spontane për të protestuar përpara gjykatës.

    Ju bëj me dije se veprime të tilla janë të padobishme dhe të dëmshme.

    Betejën time ligjore e kam bazuar në parashtrimin e gjithë të vërtetave përpara gjykatës duke denoncuar inekzistencën e provave ndaj meje në këtë proces kryekëput politik.

    Në këto kushte, çdo grumbullim apo protestë para gjykatës në ditën e gjykimit i konsideroj si shpërqëndrim të opinionit publik ndaj thelbit të çështjes, ndaj ju bëj thirrje të distancoheni nga çdo iniciativë për grumbullime dhe protesta.

    I Juaji, Ilir Meta.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    18 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark