Shtetet amerikane, Illinois, Florida, Missouri, Ohio dhe Karolina e Veriut po i mbajnë sot zgjedhjet e kandidatëve, për garën presidenciale të muajit nëntor.
Kandidatja favorite nga ana e demokratëve, Hillary Clinton shpreson që ta shmangë një sfidë nga senatori i Vermontit, Bernie Sanders.
Ish-sekretarja amerikane e shtetit ka gjithsej 1,235 delegatë, më shumë se gjysma e numrit që nevojitet për ta fituar nominimin, përderisa Sanders ka 580.
Donald Trump është favorit për ta fituar nominimin për president nga ana e Republikanëve, por ai ka hasur në një kundërshti të fortë nga partia e tij.
Më herët sot, miliarderi amerikan siguroi të gjithë nga nëntë delegatët e Ishujve Veriorë Mariana, pjesë e Komonuelthit të Shteteve të Bashkuara.