Të maskuar dhe me armë grabisin një kasafortë në Mitrovicë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Të maskuar dhe me armë grabisin një kasafortë në Mitrovicë

    Insajderi
    30 April 2016 - 14:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në rrugën Mbretëresha Teutë në Mitrovicë, dy persona të maskuar dhe me armë kanë grabitur kasafortën me rreth 300 euro para metalike.

    Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës duke iu referuar raportimit të një punëtoreje në zyrën e transferove bankare.

    Siç njofton policia, dy të dyshuarit fillimisht kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes, por më pastaj policia ka arrestuar njërin nga të dyshuarit, i cili është dërguar në mbajtje.

    Në 24 orët e fundit, policia njofton se janë arrestuar gjithsej 24 persona, prej të cilëve 11 janë në mbajtje./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark