
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka konfirmuar se nuk do të udhëtoje drejt Ohrit ku do të mbahet Forumi i Prespës. Krejt kjo për shkak të protestës së organizuar nga veteranët e UÇK-së.
“Do t’i takoj veteranët. Ky nuk është takimi i parë. Do t’i takoj sërish. Ajo çfarë po propozoj unë sot është që ta anulojë pjesëmarrjen në forumin e Prespës nesër dhe unë po i pres në takim bashkë me ministrin e Financave dhe kryetarin e komisionit për buxhet dhe financave udhëheqësit e Veteranëve, po i dëgjoj e t’i diskutojmë të gjitha. Ata janë përfaqësues të protestës, jo deputetët e opozitës. Unë jam i interesuar që t’i takoj ata drejtpërdrejt, sepse pa dyshim që jam për të drejtën e protestës dhe jam për dialog edhe nëse nuk pajtohemi. Tash ky është qëndrimi shumë i sakte i imi, por seanca e Kuvendit është gabim që të ndërpritet. Kuvendi duhet të vazhdojë se kemi shumë pika. Nuk po shkoj nesër në Prespë”, u shpreh Kurti sot në Kuvend përderisa jashtë po vazhdon protesta.
Kurti kërkoi vazhdimin e seancës sot derisa nesër të takohet me veteranët protestues. Për t’i shqyrtuar kërkesat e tyre – gjegjësisht të fillojnë një proces të dialogut.
“Nesër do t’i takojë veteranët”
Pas kësaj ka reaguar shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.
Ai kërkoi që të mos mbahet seanca e që takimin me veteranët Kurti të takohet sot.
/GazetaInsajderi