Vritet një polic francez dhe partnerja e tij, ISIS merr përgjegjësinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Vritet një polic francez dhe partnerja e tij, ISIS merr përgjegjësinë

    Insajderi
    14 June 2016 - 08:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një oficer i lartë i policisë franceze dhe partnerja e tij janë therur për vdekje në lagjen Magnanville, në periferi të Parisit, natën e kaluar.

    Sulmuesi është vrarë nga policia, ndërsa një djalë i vogël është shpëtuar në vendin e ngjarjes.

    Një agjenci lajmesh e lidhur me të ashtuquajturin Shtet Islamik ka thënë se grupi militant është përgjegjës për sulmin.

    Prokurorët francezë kanë nisur hetimet.

    Zyra e presidentit të Francës, Francois Hollande, ka njoftuar se do të mbajë një takim mëngjesin e sotëm për të diskutuar incidentin.

    Franca është në gjendje të jashtëzakonshme që prej sulmeve të 13 nëntorit në Paris, të cilat kanë lënë të vrarë 130 veta.

    Përgjegjësinë për këto sulme e ka marrë grupi militant Shteti Islamik.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark