Kandidati për deputet të Serbisë, anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kandidati për deputet të Serbisë, anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës

    Insajderi
    16 April 2016 - 16:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherësh anëtare e komisionit për legjislacion dhe gjyqësi, ka kërkuar të shtunën që Dragan Veljkoviç, anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës të shkarkohet meqë i njëjti është kandidat për deputet i partisë së kryeministrit serb Aleksandar Vucic.

    “Dragan Veljkoviç, tani anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, i zgjedhur nga Kuvendi i aparteidit PDK-LDK në Kuvendin e Kosovës, qenka edhe kandidat për deputet në listën çetnike të Vuçiqit! Ky person i cili ishte pjesë e aparatit të dhunshëm i instaluar nga Millosheviqi, është zgjedhur pas pazareve nga PDK-LDK dhe Srpska”, ka thënë Haxhiu.

    Ajo ka përmendur një nen kushtetues, sipas së cilit, anëtarët e KGJK nuk duhet të kryejnë çfarëdo detyre në cilëndo parti politike apo cilëndo shoqatë apo fondacion të lidhur me ndonjë parti politike.

    “Kjo bëhet edhe më e rëndë kur i njëjti është kandidat i Vuqiqit dhe kjo shkelje e rëndë mund të ndodh vetëm në Kosovë ku kryeministër është Isa Mustafa”.

    “Tallja dhe shpërfillja që Serbia po i bën Republikës së Kosovës duhet të ndërpritet. Ky poltron i kastës së Vuçiqit dhe njëkohësisht aleat i Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit nuk duhet të jetë as edhe një çast anëtar i KGJK-së”, ka shkruar Haxhiu në llogarinë e saj në Facebook.

    Përvec shkarkimit, Haxhiu kërkon që Veljkovic të ndjeket edhe penalisht.

    “Ky person jo vetëm që duhet të shkarkohet menjëherë nga pozita e anëtarit të Këshillit Gjyqësor, por i njëjti duhet të ndiqet penalisht për prezantim të rrejshëm dhe legalizim të përmbajtjes së rreme”, ka kërkuar Haxhiu./Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark