"Të ndjehesh krenare është pak ta thuash"- Dua Lipa publikon foto nga nata e dytë në "Sunny Hill" - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    “Të ndjehesh krenare është pak ta thuash”- Dua Lipa publikon foto nga nata e dytë në “Sunny Hill”

    Insajderi
    03 August 2025 - 21:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dua Lipa ka publikuar disa fotografi nga pjesëmarrja e saj në natën e dytë të festivalit, të cilën e shijoi si spektatore nga zona VIP.

    E rrethuar nga familjarët e saj, Dua e përjetoi natën e dytë nën tingujt e kolegut dhe mikut të saj Shawn Mendes, i cili performoi për herë të parë në Prishtinë, duke ndezur skenën e festivalit me energji dhe emocione të shumta.

    “Nata e dytë në Sunny Hill Festival! Një natë e pabesueshme, performanca të jashtëzakonshme, energji e papërshkrueshme nga turma!!! Të ndjehesh krenar është pak të thuash – besoj që për të gjithë ne ishte diçka më shumë se kaq”, ka shkruar Dua në mbishkrimin që shoqëronte fotografitë e publikuara në Instagram.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark