Mbrëmë (e shtunë) në Big Brother VIP Albania 4 u eliminuan dy konkurrentë të këtij formati.
I pari ka qenë këngëtari Petro Xhori e më pas ishte kameramani nga Kosova, Gramos Bajçinovci.
Ky i fundit ka qenë pjesë e ‘Fan Club’, teksa ka folur për rrugëtimin e tij dhe për rastin me Gjestin.
Para se të dilte, Gramosi i doli kundër këngëtarit pejan, duke debatuar ashpër me të.
E kjo për shumë u cilësua se mund të jetë arsyeja e largimit nga Big Brother, pasi Gjesti ka fituar një popullaritet të madh.
“Nuk pendohem se e pashë shumë të nevojshme të largohem nga ajo shtëpi. Isha shumë i rënduar emocionalisht”, u shpreh Bajçinovci.