
Qytetarët në Tiranë po protestojnë në Sheshin Skëndërbej. Prej tre ditësh me radhe në kryeqytet kanë vijuar protesta para kryeministrisë ku qytetarët kërkonin uljen e çmimit të ushqimeve dhe të karburantit.
Protestuesit shihen të revoltuar duke iu drejtuar policëve.
“Të paftyrë”, po i drejtohej njëri nga protestuesit policëve.
“Nuk kena buk me hnmagër, edhe për ju kemi dalë këtu”, tha tjetri.
“Boll na vodhët”, është pankarta më e madhe që qytetarët që janë në vijën e parë të protestës mbajnë në dorë.
Ndërkohë kujtojmë se përveç Tiranës protestat vijojnë në çdo qytet të vendit ku duket se tashmë revolta e qytetarëve është e madhe për shkak të vështirësive ekonomike në të cilën ato ndodhen.