“Të pafytyrë”, Bardhi shpërthen ndaj deputetëve – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Të pafytyrë”, Bardhi shpërthen ndaj deputetëve

    Insajderi
    27 May 2022 - 11:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetet e PS-së në Komisionin e Ligjeve, votuan kandidatin Simon Mirakaj, për anëtar të Autoritetit për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit. Kandidati kalon tashmë në Parlament për votim.

    Mes firmave që kanë votuar pro ka qenë dhe ajo e Sali Berishës, ndërkohë që PS ka përsëritur vazhdimisht se nuk njeh asnjë dokument që mban firmën e ish-kryeministrit të shpallur “non grata” nga SHBA. Berisha ishte i që kishte propozuar kandidatin.

    Kjo ka bërë që sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi të shpërthejë ndaj kolegëve të tij socialiste, duke i cilësuar si të pafytyrë.

    “Jeni dhe të pafytyrë. Keni thënë që nuk pranoni asnjë nga non grata, dhe keni votuar një kandidat të propozuar nga Berisha, non grata”, ka thënë Bardhi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark