Të paktën 35 persona kanë humbur jetën në një sulm në një klub nate në Stamboll, ka konfirmuar kryetari i qytetit të Stambollit.
Në mesin e të vdekurve është edhe një polic, ka deklaruar kryetari Vasip Sahin, duke shtuar se sulmi ishte terrorist.
Të paktën edhe 40 persona të tjerë mbetën të plagosur në sulmin që ndodh në një klub nate, në zonën e Ortakoi të Stambollit, rreth orës 1:30 sipas kohës lokale të Turqisë.
Vetëm një njeri kreu sulmin, ka thënë kryetari i Stambollit, ndërsa CNN Turk raportoi se sulmuesi ishte veshur me një kostum të Babadimrit, raporton Insajderi.
Stambolli ka qenë në gatishmëri të lartë për ndonjë rrezik të mundshëm nga sulmet terroriste, me ç’rast ka angazhuar 17.000 policë për sigurinë në qytet. /Insajderi.com