Të paktën 4 persona të vdekur nga moti i keq në SHBA – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Të paktën 4 persona të vdekur nga moti i keq në SHBA

    Insajderi
    19 December 2023 - 18:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të paktën 4 persona humbën jetën si pasojë e stuhisë që goditi lindjen e Shteteve të Bashkuara, duke sjellë ndërprerje të energjisë, përmbytje dhe vonesa të fluturimeve.

    Një grua vdiq nga përmbytjet në rrethinat e Charleston të Karolinës së Jugut dhe gjithashtu edhe tre persona të tjerë në shtetet verilindore teksa stuhia u zhvendos drejt Kanadasë.

    Reshjet e dendura të shiut dhe erërat e forta lanë më shumë se 600 mijë persona pa energji në bregun lindor, ndërsa shumë akse rrugore u bllokuan nga prezenca e ujit.

    Erërat e forta dhe shiu vështirësuan funksionimin normal të linjave ajrore, duke shkaktuar më shumë se 4,900 fluturime të vonuara dhe 500 të anuluara. Aeroportet më të prekura ishin në zonat e Bostonit dhe Nju Jorkut.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark