Të paktën 51 persona dihet se kanë vdekur pasi shiu i rrëmbyeshëm shkaktoi përmbytje të shpejta në Spanjën juglindore mes të martës dhe të mërkurës, ka thënë policia, shkruan BBC.
Spanja është goditur nga shirat e dendur dhe breshri, duke shkaktuar përmbytje të shpejta në shumë rajone.
Përpjekjet e shpëtimit janë duke u zhvilluar. Presidenti i rajonit të Valencias, Carlos Mazon, ka thënë se është e pamundur të dihet numri i saktë i vdekjeve në këtë fazë.
Shërbimi Spanjoll i Motit raportoi se Chiva, në rajonin e Valencias, regjistroi 491 milimetra shi në vetëm tetë orë të martën – ekuivalente me shiun e një viti.
Pamjet në rrjetet sociale tregojnë përmbytjet që shkaktojnë kaos, merr me vete veturat dhe rrëzon urat.
Dhjetëra njerëz ende po kërkohen.
Shkollat dhe ngjarjet sportive janë pezulluar.
Biblical flooding in Chiva in Valencia, Spain!
This is not normal!pic.twitter.com/S2J5OPjY9l— Volcaholic 🌋 (@volcaholic1) October 29, 2024