Të paktën dy persona u vranë në një shkollë në veri të Sllovakisë pas një sulmi të një nxënësi me thikë, bënë të ditur shërbimet e urgjencës të enjten.
Siç raporton Reuters, zëdhënësja e shërbimeve të urgjencës sllovake, Danka Capakova tha se disa ekuipazhe ishin dërguar në një shkollë të mesme në Spisska Stara Ves, përcjell Insajderi.
“Të paktën dy persona kanë vdekur dhe një ka mbetur i plagosur”, tha ajo.
Policia tha në një postim në Facebook se një nxënës 18-vjeçar ka sulmuar një mësuese dhe dy shokë të klasës.
Ata thanë se i dyshuari ishte arrestuar.
Disa ekipe mjekësore të urgjencës ishin në vendngjarje. /Insajderi.org/