Policia e Kosovës sot ka dalë me detaje të reja rreth plagosjes që ndodhi mbrëmë në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë. Sipas policisë, viktima ka treguar se pesë persona kanë hyrë në lokal dhe kanë kërkuar 200 euro nga ai.
“Sipas tij të dyshuarit pasi që e kanë parë viktimën së bashku me një person tjetër mashkull, kanë shtënë me armë zjarri dy herë në drejtim të tyre me ç’ rast është plagosur një person”, thuhet në raportin e policisë.
Në lokalin ku ka ndodhur plagosja, policia ka gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja që dyshohet të jenë të shkrepura nga arma e përdorur në rast.
Policia njofton se njësitë relevante policore janë duke kryer hetime intensive lidhur rastin.