Në Shqipëri ditën e premte do të mbërrijnë 38 mijë e 400 dozat e para të vaksinës AstraZeneca.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, teksa theksoi se me ardhjen e vaksinave do të nisë menjëherë vaksinimi i mësuesve, njofton Klan Kosova.
“LAJM I MIRË. Pasnesër mbërrijnë 38 400 DOZAT E PARA TË VAKSINËS ASTRAZENECA dhe nisim menjëherë vaksinimin e mësuesve”, është shprehur Rama.