Të punuarit vetëm 6 orë në Suedi po dëshmon sukses të madh - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Të punuarit vetëm 6 orë në Suedi po dëshmon sukses të madh

    Insajderi
    11 May 2016 - 18:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një shtëpi e pleqve në Gothenberg të Suedisë, i cili është qyteti i dytë më i madh i shtetit, ka kryer një eksperiment me shkurtimin e orarit të punonjësve të tyre, dhe kanë vërejtur se me këtë veprim është rritur morali i punëtorëve dhe kujdesi i tyre për pacientët e spitalit.

    Infermieret që kanë punuar vetëm gjashtë orë në ditë vitin e kaluar, kanë dalë të jenë 20 për qind më të lumtur dhe me më shumë energji dhe lumturi gjatë kohës së tyre të lirë jashtë orarit të punës.

    Suedia mbushi faqet e gazetave kur u njoftua se qeveria kishte reduktuar orarin e punës në vetëm 6 orë në ditë, shkruan Insajderi.

    Një qendër e kompanisë së makinave Toyota që kishe implementuar orarin 6-orësh gjatë vitit të kaluar, raportohet se stafi i kompanisë është disa herë më i lumtur dhe është njoftuar për përfitime në kompani, shkruan The Independent.

    Puna me më shumë se 8 orë shkakton sëmundje kronore dhe sulmin në zemër, po ashtu edhe disa sëmundje të tjera, sipas një studimi të organizatës Lancet.

    Një hap të tillë e kanë ndërmarrë edhe disa kompani në Angli, me synim përmirësimin e rendimentit të punës. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark