Pamjet që po shikoni vijnë nga Korça aty ku koncerti i Goran Bregoviç është kthyer në një rrëmujë. Qytetarët janë trembur e janë larguar pasi persona ende të paidentifikuar kanë hedhur gaz lotsjellës në turmë.
Gra e fëmijë largohen me shpëjtësi, ndërkohë që në sfond dëgjohen edhe të qara fëmijësh. Një djalë kërkon llogari nga efektivët.
“Çfarë kontrolli keni bërë more, çfarë kontrollo keni bërë?”- thotë ai duke ju drejtuar uniformave blu.
Ardhja e Bregoviç në Korçë pritej të sillte dhe konflikte e trazira. Shumë qytetarë e artistë kërkuan që ky koncert të mos zhvillohej, por nuk ia arritën qëllimit. Korça sot ishte blinduar nga forca të shumta policie, që siç duket nuk kanë mjaftuar.