WhatsApp vazhdon me përditësimet e tij duke huazuar mjaft nga Snapchat.
Versioni i ri, i vlefshëm përmes përditësimet në ‘store’ është vetëm lëvizja e fundit e Facebook për të kopjuar disa nga rivalët e tij, shkruan “The Independent”.
Këto përditësime përfshijnë redaktim dhe shkrim në foto. Gjithashtu ka mënyra të reja për të bërë foto.
Aplikacioni tashmë do të ketë edhe blicin për kameran e përparme, kështu që njerëzit do të kenë mundësi të bëjnë foto të mira dhe me ndriçim të dobët. Ai do të ndriçojë ekranin si një formë blici.
Kjo metodë funksion edhe në disa iPhone apo Microsoft Mobile. Edhe kamera ka fituar të tjera karakteristika si për shembull, aftësia për të zmadhuar apo zvogëluar me një ‘slide up’.
WhatsApp është kritikuar shpesh për kopjim të Snapchat. Por në blogun e aplikacionit thuhet se “është një mënyrë e re për të shpërndarë fotot dhe videot me miqtë dhe familjen tuaj”.