Të rinjtë e Ballkanit bëjnë atë që liderët nuk e kanë arritur ende - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Të rinjtë e Ballkanit bëjnë atë që liderët nuk e kanë arritur ende

    Insajderi
    04 July 2016 - 23:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjashtë vendet e Ballkanit kanë rënë dakord për një nismë të re të të rinjve që ka për qëllim nxitjen e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit rajonal, raporton DeutcsheWelle.

    Pas luftërave të përgjakshme në ish-Jugosllavi gjatë viteve të 90-ta, të rinjtë e Ballkanit Perëndimor u rritën në një ambient të përzier post-luftë.

    Paragjykimet dhe jo-toleranca janë të pranishme, ndërsa situata politike dhe ekonomike janë ende të vështira. Rezultati: Zhgënjimi i gjithanshëm, pa shpresë dhe papunësi. Vetëm në Kosovë papunësia arrin në shifra të ulëta: mbi gjashtëdhjetë për qind e të rinjve kosovarë janë të papunë, sipas Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara.

    Në kërkim për një të ardhme më të  mirë, gjashtë shtetet e Ballkanit, Shqipëria, Bosnja, Maqedonia, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia, kanë ngritur një nismë për të “promovuar frymën e pajtimit dhe bashkëpunimit në mes të rinjve në rajon” përmes shkëmbimit të ideve.

    Udhëheqësit e tyre sot nënshkruan në Paris dokumentin themelues të RYCO (Zyrës Rajonale të të rinjve për Bashkëpunim), me rastin e Samitit të Ballkanit Perëndimor, në të cilin kancelaria gjermane Angela Merkel, presidenti francez Francois Hollande, kancelari i Austrisë dhe ministri i Financave të Italisë janë takuar me krerët e Ballkanit Perëndimor për të diskutuar një mori temash në lidhje me politikat e migrimit, të sigurisë dhe bashkëpunimit ekonomik.

    Sipas draft marrëveshjes që do të nënshkruhet në samitin e Parisit, palët e RYCO kanë rënë dakord për të mbështetur “ shkëmbimin rajonal të të rinjve, ndarjen e ideve mes tyre, si një bazë për bashkëpunim në të ardhmen, bazuar në vlerat e tolerancës dhe diversitetin”. /Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark