Të shkarkuarën e Kurtit e Osmanit, Rama sot e prezantoi para kolegëve të Shërbimit Informativ të Shtetit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Të shkarkuarën e Kurtit e Osmanit, Rama sot e prezantoi para kolegëve të Shërbimit Informativ të Shtetit

    Insajderi
    05 April 2023 - 13:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në mars të këtij viti kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i kishte propozuar presidentit, Bajram Begaj që në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit të emëronte, Vlora Hysenin.

    Një propozim i tillë në Kosovë kishte bërë shumë bujë pasi Hyseni muaj  më parë, me vendim të presidentes, Vjosa Osmani dhe kryeministrit, Albin Kurti ishte shkarkuar nga pozita e zëvendësdrejtores së Agjencisë së Kosovës së Inteligjencë.

    Hyseni këtë të hënë është dekretuar nga presidenti Begaj në krye të këtij institucioni.

    Ndërkaq, sot kryeministri Rama ka prezantuar Hysenin në vendin e saj të ri të punës.

    “Sapo mbaruam prezantimin në institucion të drejtores së re të Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, e cila u dekretua dje nga Presidenti i Republikës”, ka shkruajtur Rama në llogarinë e tij në Facebook.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark